Ronaldo vendosi tre rekorde të reja

EURO 2020 ka shënuar disa rekorde dhe risi që në nisje të tij. Në një ndeshje të vetme, Ronaldo vendosi tre rekorde të reja me dy golat e tij ndaj Hungarisë. Ai është bërë golashënuesi më i mirë i finaleve të Europianit me 11 gola, duke lënë pas Mishel Platini.

Gjithashtu, portugezi është bërë futbollisti më i vjetër që shënon dy gola në raundet finale të Europianit si dhe është i vetmi lojtar që merr pjesë në 5 kampionate europiane.

Goli i dytë i Patrick Schick në fitoren e Çekisë në Skoci futet në rekordet e Europianit si i dyti për nga distanca. Sulmuesi çek realizoi nga 45 metra, 5 metra më pak se një gol i vitit 1980.

Në ndeshjen Poloni-Sllovaki, që përfundoi 1-2, goli i parë i sllovakëve u shënua nga vetë portieri Shezni. Autogoli i numrit një të Juventus ka vendosur një rekord, sepse është i pari në histori i realizuar nga një portier në fazën finale të Europianit.

Risi kishte që në ndeshjen e parë mes Italisë dhe Turqisë. Të kaltrit fituan me 3 gola në takimin hapës, gjë që nuk kishte ndodhur në një Europian për axurrët, ndërsa Anglia nuk fitonte kurrë në ndeshjen hapëse të kampionatit europian.

Ngjarja paraprake

ISIS përdorë këtë telefon

Ngjarja e ardhëshme

Pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj

të fundit nga

Rikthehet Coutinho

Philippe Coutinho është rikthyer këtë të hënë në stërvitje te Bracelona. Sulmuesi

AlbanianEnglishMacedonian