Ronaldo mund të largohet në janar

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, nuk është kundër largimit të Cristiano Ronaldos.

Sipas “The Telegraph”, holandezi, i cili më parë dëshironte ta mbante sulmuesin në skuadër, ka ndryshuar mendje dhe nuk do të vendosë pengesa nëse vjen një ofertë e mirë nga një klub tjetër.

Vetë Ronaldo shpreson të marrë më shumë kohë për të luajtur këtë sezon dhe më pas të performojë më mirë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, gjë që momentalisht nuk është duke ndodhur pasi ai ka humbur vendin e titullarit pas ardhjes së Erik ten Hag.

Dhe, kjo situat besohet se është duke rritur shanset që 37-vjeçari të transferohet diku tjetër në afatin kalimtar të janarit.

Kontrata aktuale pesë herë fituesit të “Topit të Artë” skadon më 30 qershor 2023.

Ronaldo ishte i lidhur me një largim nga “Old Trafford” edhe në afatin kalimtar të verës së këtij viti, por në fund nuk ia doli të bënte lëvizje. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kardashian do të paguajë mbi 1 milion dollarë për shitjen e paligjshme të valutave digjitale

Story i radhës

Deklaratat e Ramës për Yuri Kim/ Reagon Petrit Vasili: Kryeministri e ka bërë zgjedhjen e tij

Të fundit nga