Ronaldo kthehet në Torino, një ambulancë e pret në aeroport

Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në Torino.

Lojtari është larguar nga Lisbona me një fluturim privat gjatë ditës së sotme, duke u pajisur me masat e nevojshme të sigurisë.

Ronaldo ka dashur të fitojë nga ditët e zvogëluara për karantinë, dhe tani do t’i kalojë në izolim deri dhjetë ditë, për t’iu bashkuar në stërvitje Andrea Pirlos.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është prekur nga COVID-19 në grumbullim te Kombëtarja e Portugalisë.

Ai do të mungojë në ndeshjet nga Crotone në Serie A dhe Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.

Juventus dëshiron të bëjë gjithçka për ta pasur në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Image
Ngjarja paraprake

Erdogan: Greqia do të marrë përgjigjen e merituar

Ngjarja e ardhëshme

Chiellini kurorëzon De Ligt: Vetëm 20 vjeç por duket sikur ka mendjen e një 30-vjeçari…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian