Ronaldo jep shenja se do të luajë edhe më 2024

Kombëtarja e Portugalisë është eliminuar nga Euro 2020 pas humbjes mbrëmë nga Belgjika me rezultat 0-1, ku golin për belgët e shënoi Thorgan Hazard.

Cristiano Ronaldo ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke thënë se do të rikthehemi edhe më të fuqishëm.

Ronaldo e lë të hapur mundësin dhe jep shenja që do të luajë edhe në tjetrin Kampionat Evropian që do të jetë pas tre viteve, njofton Klankosova.tv

Mesazhi i Ronaldos për tifozët:

“Ne nuk morëm rezultatin që donim dhe u larguam nga gara më shpejt sesa dëshironim. Por ne jemi krenar për rrugën tonë, ne dhamë gjithçka për ta fituar prapë  Kampionatin Evropian dhe ky grup provoi se ende mund t’i japë shumë gëzim portugezëve.Tifozët tanë ishin të palodhur në mbështetjen e ekipit nga fillimi në fund. Ne vrapuam dhe luftuam për ta, në mënyrë që të respektojmë besimin që ata na dhanë. Nuk ishte e mundur të arrinim atje ku të gjithë donim, por këtu janë falënderimet tona të sinqerta dhe të thella. Urime Belgjikës dhe fat të mbarë për të gjitha ekipet që mbeten në garë. Sa për ne, ne do të kthehemi më të fortë. Forca Portugali”, tha Ronaldo.

Ngjarja paraprake

Nis testimi i vaksinës AstraZeneca kundër variantit Beta

Ngjarja e ardhëshme

Emily Ratajkowski promovon të brendshmet e markës ‘Inamorata’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian