Ronaldo: Jam më i motivuar se kurrë

Fituesi i çmimit “Lojtari i Shekullit” në “Globe Soccer Aëards 2020” në Dubai, Cristiano Ronaldo, është përsëri në Torino dhe më i fuqishëm se kurrë.

Asi portugez postoi në Instagram një foto të stërvitjes së tij individuale (sipas protokollit Covid-19) në Continassa me një mesazh që dëshmon edhe një herë për urinë e tij të pashtershme për të fituar trofe

“Bateritë janë plotësisht të karikuara për të qenë më i fortë dhe më i motivuar se kurrë, për të ndjekur qëllimet tona ambicioze sezonale jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Deri në Fund.

Një pushim i shkurtër që do ta kujtoj gjithmonë për arsyet më të mira,”- shkruan CR7, duke kujtuar ditët e Dubait.

“Kohë të mira dhe kujtime të mira me familjen time, miqtë e mi dhe fansat e mi të ngrohtë. Por tani është koha të kthehemi në punë”.

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

“Asnjë shqiptar nuk do të mbesë këtu”, maqedonasi nga Manastiri ofendon shqiptarin

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Në vitin 2021 të sjellim standardet evropiane në shtëpi, të gjitha në aksion!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian