Ronaldo apo një prej talenteve të së ardhmes, Perez në dilemë

Kristiano Ronaldo dhe Reali i Madridit, seria e dytë? Ku i dihet, pasi duke parë gjithë entuziazmin që vjen nga kryeqyteti spanjoll, ndoshta diçka ka nisur të lëvizë në prapaskenë.

Por, edhe sikur diçka e tillë të jetë e vërtetë, por edhe firmoset në fund të këtij sezoni, presidenti i “Galaktikëve”, Florentino Perez, duhet t’i bëjë llogaritë edhe me shpenzimet.

Kujtojmë se Ronaldo u largua nga Reali pasi nuk mori atë rritje page që pretendonte, të cilën ia garantoi Juventusi (31 milionë euro në vit). Por, nëse rikthimi bëhet i mundur, sa shanse do të ketë Perez që të mund të synojë edhe një prej Erling Halandit apo Kilië Mbapesë, atyre të dyve që shihen si pasardhësit e CR7 dhe Lionel Mesit.

Duke parë vetëm shifrat që ka publikuar vetë klubi i Realit të Madridit, diçka e përafërt me 330 milionë euro humbje nga pandemia, presidenti Perez do t’i duhet të zgjedhë mes portugezit dhe mundësisë për të blerë lojtarin e së ardhmes, duke kujtuar se Ronaldo tashmë është 36 vjeç dhe sido që të jetë, fiziku nuk është ai i 10 viteve më parë.

Ngjarja paraprake

Ja futbollisti serb që me shqiptarë brohoriste në demonstratën e vitit 1981: Kushtetutë, Kosova, Trepça...  

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është arsyeja më e madhe pse duhet të regjistrohet DIASPORA SHQIPTARE (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian