Romës i refuzohet sërish apeli, humb zyrtarisht ndeshjen në tavolinë ndaj Hellas Veronas

Apeli përfundimtar i Romës për ndeshjen ndaj Hellas Veronas është refuzuar nga Seria A.

Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 0 – 0, por Hellas Verona fitoi në tavolinë shkaku që Roma e vendosi në lojë në mënyrë të parregullt futbollistin Amadou Diawara.

Mesfushori kishte mbushur 23-vjeç në korrik, pra ani nuk i përkiste listës nën 22 vjeç, në të cilën ishte edicionin e kaluar.

Sidoqoftë, Diawara nuk u regjistrua si lojtar senior edhe pasi Seria A e informojë Romën për gabimin.

“Romakët” pësuan humbje në tavolinë me rezultat 3 – 0.

Roma shpresoi se vendimi do rikthehej, ashtu siç ndodhi me ndeshjen Juventus – Napoli, por edhe apeli i fundit ka dal të jetë negativ.

Kjo nënkupton që Roma mbetet e gjashta me 50 pikë, derisa Hellas Verona në pozitën e nëntë me 38 sosh.

Ngjarja paraprake

Pas takimeve në Kamzë dhe Vorë/ Basha: Mora mesazhin nga qytetarët se nuk mund të vazhdohet më me Edi Ramën

Ngjarja e ardhëshme

Tayna zbulon datën e publikimit të duetit me reperen angleze

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian