Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë

“Adelina, të lutem më fal për sjelljen time ndoshta të pahijshme”, tha Pejton. “A do ndonjë pije, apo diçka për të ngrënë? Çfarë pijeje dëshiron?” “Mundet një gotë verë. Të kuqe, nëse keni”. “A është “Pinot Noir” në rregull?” “Perfekt”. Derisa Pejton shkonte për në kuzhinë për ta marrë verën, Kregu vazhdoi me përqeshjen e mikut të tij. “Kështu, a ka tentuar Tefiku që të ta këndojë ndonjërën nga këngët e tij?”, e pyeti ai, derisa në sy i shihej një dozë ironie.

“E kam dëgjuar duke kënduar në lokalin tuaj, në fakt” tha Adelina. “E, kur flitet për lokalin tuaj, mund të them se ai është i mrekullueshëm”. “Faleminderit, Pejton dhe unë kemi hequr shumë derisa e kemi bërë atë lokal, por në fund ka dalë i mirë”, tha Kregu, duke ia hedhur një shikim të gjatë Tefikut. “A e këndoi ai këngën Puthja e sirenës?” Tani duket se Tefikut iu bë mjaft, meqë ia hodhi shokut të tij një shikim qortues, të cilin Adelina u bë kinse nuk e pa. “Jo, në fakt… Ky titull nuk më tingëllon i njohur”. “Ndoshta do të ta këndojë herën tjetër. Duhet t’i thuash.

Apo, mundet të ta këndojë edhe këngën Lamtumirë, oj çikë. Tani ajo është në modë”. “Pinot noir për mysafiren tonë”, tha Pejton, duke i dhënë Adelinës gotën me pije. “Tamam me kohë”, tha Tefiku, dukshëm i nervozuar nga sjellja e shokut të tij. “Faleminderit”, tha Adelina, duke pasur kujdes që të mos e derdhte verën në fustan. “A të dalim jashtë”?, pyeti Pejton. “Është një natë e mrekullueshme”. Tefiku ia kapi dorën dhe nëpër trupin e saj sikur kaloi një rrymë e vërtetë elektrike. Adelina kësaj here ishte e sigurt se ajo që ndiente ndaj Tefikut, ishte dashuria. Pati edhe guximin që t’ia pranonte vetes këtë. “Mos ia vej veshin shokut tënd! Ai vetëm dëshiron që të të ngacmojë”, i tha ajo me një zë të ulët, por me një ton mbrojtës, gjë që nuk i kaloi Tefikut pa e hetuar. Tefiku ofshau.

Ai dinte si të sillej me shokun e tij në raste të këtilla, por nuk donte ta bënte këtë në prani të Adelinës. Edhe ashtu, ai ndihej me fat që i ishte dhënë një shans i dytë për ta bërë atë për vete. Fjalët të cilat sapo ia tha Adelina, e bënë atë që të kishte një vetëbesim të madh, nisur nga fakti që, sikur që duket, ia paska arritur qëllimit. Edhe gjatë pjesës tjetër të mbrëmjes shoku vazhdoi që ta ngucte Tefikun, por pasi që pa se as Adelina, e as Tefiku, nuk ua vinin veshin fjalëve të tij, ai hoqi dorë i dëshpëruar. Në ato momente as Adelina, e as Tefiku nuk vërenin atë që ishte evidente: Kregu ishte dashuruar në Adelinën.

Këtë e dinte mirë gruaja e tij, Pejton, por ajo kaherë kishte pushuar së dhëni rëndësi fakteve të tilla. Ishte pajtuar me faktin se kishte një kodosh për burrë. Adelina filloi ta ndiente një paqe disi hyjnore. Në kokën e saj për momentin nuk kishte asnjë mendim që e mundonte. I dukej sikur, përfundimisht, çdo gjë kishte dalë në vendin e vet. E shikonte Tefikun dhe, pas pak, konstatoi me kënaqësi me vetvete se, për herë të parë, nuk mendonte rreth ish burrit të saj. Tani mund të thoshte me plot gojën se e kishte tejkaluar dhe mbijetuar ndarjen me të. kishte ardhur koha për një lidhje të re dhe, që kurrë më të mos jetonte aq larg shtëpisë

Ngjarja paraprake

Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin italian Draghi

Ngjarja e ardhëshme

“Misioni im”/ Basha: Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur e të drejtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian