Roman Abramovich merr pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është parë duke marrë pjesë sot në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, raporton Sky News, transmeton “Bota sot”.

Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegacione nga të dy vendet në Stamboll këtë mëngjes, thanë tre burime.

Kremlini tha më parë se Abramovich luajti një rol të hershëm në bisedimet e paqes, por procesi tani ishte në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve.

Kjo vjen pasi burimet e cituara në raportin e WSJ pretenduan se zoti Abramovich dhe negociatorët ukrainas pësuan një helmim të dyshuar në fillim të këtij muaji.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Demokracia elastike dhe kufijtë e tolerancës

Story i radhës

Nëna e Will Smith flet pas incidentit në Oscars

Të fundit nga