Roma zgjohet me qindra zogj të pajetë në rrugë pas fishekzjarrëve të fundvitit

Qindra zogj kanë ngordhur pasi shumë njerëz hodhën fishekzjarrë në kryeqytetin italian mbrëmjen e ndërrimit të viteve dhe grupet e të drejtave të njeriut folën për një masakër.

Pamjet nga rrugët e Romës, tregonin dhjetëra e dhjetëra zogj, kryesisht harabelë, të pajetë në tokë. Shkaku i ngordhjes së tyre nuk është i qartë por organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve tha se dukej se e gjithë kjo kishte të bënte me përdorimin masiv të fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve.

Sipas ekspertëve, ka gjasa që zogjtë të kenë ngordhur edhe nga frika e zhurmës së jashtëzakonshme të fishekzjarrëve. Harabelët mund të jenë ngritur në fluturim kaotik, të jenë përplasur me njëri tjetrin apo me dritaret apo linjat e energjisë elektrike. Madje ekspertët thonë se zogjtë mund të ngordhin edhe nga atakët kardiakë.

Spektaklet e fishekzjarrëve çdo vit shkaktojnë probleme dhe lëndime përveçse tek njerëzit edhe tek kafshët dhe numri i pazakontë i zogjve të ngordhur në Romë, vjen pavarësisht masës së ndalimit të fishekzjarrëve atje nga autoritetet, që në një masë të madhe është injoruar.

Ngjarja paraprake

Llapi gati për stinorin pranveror, të hënën i fillon përgatitjet

Ngjarja e ardhëshme

DAP: Ndihmat financiare shtetërore, 245 kompani nuk kanë paguar rrogat e nëntorit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian