Roma triumfon me vështirësi ndaj Udineses

Roma ka arritur të marr një fitore të vështirë ndaj Udineses me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A.

Giallorossët kanë arritur të marrin fitoren e parë këtë sezon në Serie A, pasi pas një humbje e një barazimi, kanë mposhtur Udinesen në ndeshjen e tretë.

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Dacia Arena u karakterizua me lojë të barabartë dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta portat mbetet të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por me Romën më konkrete duke arritur të gjej edhe golin.

Goli i parë dhe i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 55-të dhe ishte Pedro, i cili shënoi një supergol nga distanca për 0-1 dhe ky doli të ishte goli i fitores.

Pas kësaj fitore, Roma e sheh veten në pozitën e tetë me katër pikë, ndërsa Udinese renditet e 19-ta me zero pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit e presin Beneventon në Olimpico, teksa Udinese e pret Parman.

Ngjarja paraprake

Shkon në mbi 100 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në vendin e dytë më të prekur nga pandemia

Ngjarja e ardhëshme

Protestuesit izraelitë përleshen me policinë, kundërshtojnë vendimin që i ndalon protestat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian