Roma me vështirësi fiton tre pikë, Napoli bindshëm

Skuadra e Romës me vështirësi arkëton tre pikë në Serie A. Roma si vendas ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Sampdorisë, në takimin e javës së 15-të. 

Futbollisti  boshnjak Edin Xheko realizon në minutën e 72-të për fitoren e madhe. 

Roma është në vend të tretë me 30 pikë, ndërsa Sampdoria mban pozitën e 11-të me 17 pikë.

Napoli si mysafirë deklason me rezultat 4:1 Cagliarin.

Për Napolin shënuan Zielinski (25′ e 62′), Lozano (74′) e Insigne (86′-nga penalltia) dhe për Cagliarin shënon Joao Pedri (60′). Napoli ngrihet në vend të katërt me 28 pikë, ndërsa Cagliari është i 15-ti me 14 sosh.

Ngjarja paraprake

Osmani: “Iniciativa 8”, propozim për bashkëpunim Maqedoni, Bullgari, Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Zaev premton zgjidhjen e problemit me Bullgarinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian