Roma heq dorë nga stadiumi i ri

Roma ka hequr dorë nga ndërtimi i stadiumit në zonën e Tor di Valle.

Shkak është bërë situata aktuale e krijuar nga pandemia dhe kështu për momentin pronarët e klubit italian janë tërhequr.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-presidenti, James Pallotta ka reaguar dhe shfaqet shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer me atë që ka ndodhur.

“Ndihem i tmerruar për qytetin e Romës dhe klubin e Romës. Disa plehra (ju e dini se kush jeni) shkatërruan një projekt të shkëlqyeshëm për të gjithë. Jam i trishtuar”, shkruan Pallota në Twitter.

Ngjarja paraprake

KQZ drejt dakordësisë për fletën e votimit, flasin dy anëtarët e mazhorancës dhe opozitës

Ngjarja e ardhëshme

BDI më e unifikuar se kurrë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian