Roma do të përballet me Veronën

Roma do të përballet me Veronën në fundjavë për zhvilluar ndeshjen e javës së 26 të Serisë A.

Në prag të kësaj sfide trajneri i verdhebluve ka dhënë konferencën e zakonshme për shtyp, ku nuk kanë munguar pyetjen për “special one”-n. Tudor është pyetur nga gazetarët se:

“Mourinho ka folur shumë për arbitrat kohët e fundit. A është kjo diçka që të shqetëson”? Trajneri i Veronës është përgjigjur me diplomaci, duke treguar respekt për homologun e tij.

“Është gjithmonë bukur të flasësh për trajnerët, por ka edhe lojtarë që interpretojnë atë që përgatit trajneri.

Është një nder të përballesh me një teknik të kësaj embleme.

Ka shumë elementë në punën e një trajneri, mes tyre është edhe komunikimi dhe ai është numri një në të”, ka deklaruar Igor Tudor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërkohet paraburgim kundër gjashtë të arrestuarve për rastin e kultivimit të narkotikëve

Story i radhës

‘I thashë dy fjalë’, Monika zbulon takimin me të dashurin e ri të Fifit

Të fundit nga