Roma dhe Real Madrid arrijnë marrëveshje për Mayoral, huazim me të drejtë blerje

Roma ka gjetur sulmuesin rezervë për edicionin e ardhshëm, pasi kanë rikthyer në Atletico Madrid kroatin Nikola Kalinic.

Përsëri ai do të vije nga Madridi, por kësaj radhe nga skuadra e parë e kryeqytetit spanjoll.

Fjala është për sulmuesin spanjoll Borja Mayoral i cili është nën kontratë me Real Madridin, por që kishte kaluar si huazim në disa klube së fundmi.

23-vjeçari kishte kontratë deri në vitin 2021 me Los Blancos, por e ka vazhduar atë për një vit deri në vitin 2022.

Roma dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit për një edicion, ku Giallorosët do të kenë mundësi të blerjes së tij.

Klubi nga kryeqyteti italian e ka një mundësi për blerjen përfundimtare të lojtarit në vitin 2021 për një shumë prej 10 milionë.

Mayoral ka pranuar që t’i bashkohet Romës si sulmues rezervë i Edin Dzekos, ndërsa Giallorosët kanë fituar garën me Lazion për shërbimet e spanjollit. 

Image
Ngjarja paraprake

Në kërkim për përdhunim, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Ngjarja e ardhëshme

Pendarovski: Me përkushtim do të punojmë në kultivimin dhe promovimin e kulturës dhe traditës boshnjake

të fundit nga