Roli i Kishës Ortodokse ruse në agresionin mbi Ukrainën

Kisha ortodokse ruse, përmes fjalimeve publike të patriarkëve të vet e mbështet agresionin e Putinit mbi Ukrainën. Hulumtuesit e ideologjisë politiko-religjioze të kësaj kishe vjen në pah se arsyetimi i agresionit rus shpaloset edhe me një ideologji antiperëndimore: kritikohen vlerat kulturore dhe politike të shoqërive perëndimore. Agresioni mbi Ukrainën justifikohet kësisoj si luftë kundër “forcave të së keqes” të mishëruara në kulturën dhe politikën e vendeve perëndimore. Zëdhënësit e kishës ortodokse ruse e shohin këtë të keqe shoqërive perëndimore edhe “në liritë iluzore të inkarnuara në “Gay prides”. Në këtë kritikë shpërfaqet edhe një hipokrizi morale ngase fenomeni i homoseksualizmit brenda klerit ortodoks është trajtuar sa në shkrime të gazetave po aq edhe në ato letrare.

Disa hulumtues kanë vërë në pah brenda ideologjisë së kishës ortodokse aspektet imperialiste, përkatësisht, synimet për ripushtimet e vendeve të pavarura, që kanë dalë nga shpërbërja e Bashkimit sovjetik. « Mëkati » i këtyre vendeve nuk qëndron sipas atyre ideologëve vetëm pse janë pavarësuar por sidomos pse ia kanë kthyer shpinën Rusisë dhe janë orientuar kah vlerat kulturore e politike perëndimore. Kësodore, ajo ideologji kishtare ka ushqyer propagandën e ambicieve pushtuese të Kremlinit. (V. Cibotaru)

Elozhet mbi Stalinin

Përbashkësia e motiveve ideologjike midis pushtetit putinian dhe Kishës ortodokse ruse u manifestua edhe lidhur me qëndrimin ndaj Stalinit dhe politikës së tij. Emmanuel Grynszpan përkujton se në nëntor të vitit 2015 në një tubim publik Putini dhe «Patriarku i të gjitha Rusive» Kirilli jo vetëm që u bën elozhe Stalinit, por kërkuan «që të pushojnë kritikat mbi Stalinin meqë ai ka merita të mëdha për modernizimin dhe zhvillimin e vendit.” Ndonëse Stalini brenda politikës së vet represive nuk kishte kursyer as klerin e Kishës ortodokse ruse. Andreï Arkhanguelski cekë se me këto deklarata Kirilli iu bashkua Putinit jo vetëm në legjitimimin e agresionit mbi Ukrainën, por edhe në rivlerësimin e Stalinit, regjimi i të cilit ka mbetur i regjistruar në historinë e njerëzimit me krimet masive mbi miliona qytetarë të Bashkimit sovjetik.

Për rolin e Kishës ortodokse serbe në nxitjen e urrejtjeve ndëretnike në vitet 80 dhe 90 të shekullit të kaluar si dhe në mbështetjen e agresioneve dhe krimeve masive të Milosheviçit ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, janë dalluar analizat kritike të sociologes beogradase Radmilla Rajiç. Veç tjerash në librin “Kisha dhe ‘çështja serbe’”(Beograd, 1995).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermania miraton blerjen e vaksinave për popullsinë deri në vitin 2029 – Covid-19

Story i radhës

Cilat janë veçoritë kryesore të kamerës së serisë Galaxy S22?

Të fundit nga