Roja bregdetare turke shpëton 71 azilkërkues në Egje

Së paku 71 azilkërkues, të cilët u shtynë nga Roja bregdetare greke në ujërat territoriale turke në Detin Egje, u shpëtuan, theksoi një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rojet bregdetare turke dërguan ekipe për të shpëtuar 28 azilkërkues të bllokuar në rrethin Cesme në provincën Izmir të Turqisë, theksuan burimet.

Një grup tjetër i azilkërkuesve që përbëjnë 24 persona u shpëtuan pranë rrethit Dikili në Izmir pasi motori i anijes së tyre prej gome u çmontua nga ekipet e Rojës bregdetare greke, shtoi burimi.

Më vonë, 19 të tjerë po ashtu u sollën në bregun në Dikili pasi u shtynë prapa nga ekipet greke.

Azilkërkuesit, përfshi gra dhe fëmijë, u dërguan në zyrën provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme transiti për azilkërkuesit që dëshirojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.



.. .

Ngjarja paraprake

Francë, 362 viktima të reja nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Rebel Wilson thotë se është krenare me veten pasi arriti të humbasë 27 kilogramë gjatë vitit 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian