rohde e guerot ne mitrovice gjermania e franca do te vazhdojne te mbeshtesin perpjekjet per pajtim 65b2c223d41f2

​Rohde e Guerot në Mitrovicë: Gjermania e Franca do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për pajtim

January 25, 2024
1 minut lexim

Me rastin e 61-vjetorit të Traktatit të Elysee dhe 5-vjetorit të Traktatit të Aachen-it, ambasadat gjermane dhe franceze në Kosovë organizuan sot një diskutim për pajtimin në Mitrovicë.

Pjesëmarrësit diskutuan perceptime të ndryshme të pajtimit në nivel individual dhe komuniteti, ndikimin e tyre në proceset e pajtimit në Kosovë, si dhe gjetjen e bazës së përbashkët në përcaktimin e hapave që duhet të ndërmerren në mënyrë që të ringjallet procesi i ndërtimit të paqes ndëretnike.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde dhe ai francez Olivier Guerot kanë ndarë përvojat sesi pajtimi u bë pjesë e biografive të tyre, megjithëse të një natyre ndryshme, duke theksuar se procesi i pajtimit gjermano-francez ende mund të ofrojë frymëzim për komunitetet lokale në përpjekjet për të kapërcyer të kaluarën e rëndë.

Pavarësisht nga fakti se është shumë sfiduese të gjendet gjuha e përbashkët për të përcaktuar se çfarë pajtimi përfshin komunitetet e ndryshme në mjedisin e pasluftës të Kosovës, pjesëmarrësit arritën në përfundimin se proceset e pajtimit duhet të shkëputen nga ndikim dërmues i narrativave nacionaliste dhe retorikës toksike.

Është me rëndësi të madhe që komunitetet bazë të adresojnë çështje ndërsektoriale që lidhen me pajtimin në një mënyrë që çon në një progres të pakthyeshëm dhe konkret për të gjithë, i mbështetur nga palët e interesuara vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë në mënyrë aktive të mbështesin përpjekjet e vërteta për pajtim, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ministri i ugandes thote se njerezit qe vdesin nga uria jane idiote 65b2c21f9f702
Story i mëparshëm

Ministri i Ugandës thotë se njerëzit që vdesin nga uria janë idiotë

pas shkarkimit reagon teuta llalla 65b2c5d6245ac
Story i radhës

Pas shkarkimit reagon Teuta Llalla

Të fundit nga

ShkoLartë