Robin Krasniqi tregon se si e goditi kundërshtarin, dhe ku e kuptoi ai se goditja e tij ishte e fortë

Robin Haxhi Krasniqi fitoi titujt IBO dhe WBA në boks, tituj këto që ia mori boksierit gjerman, Boesel.

Krasniqi e mposhti me nokaut boksierin gjerman në rundin e tretë të meçit, duke u shpallur kështu kampion bote në peshën e msesme.

Kështu, ai sot ishte në Kosovë me titutj e tij, ku tregoi gjithçka rreth atij meçi historik.

” Kam pritur me filllu kjo ndeshje, kur e kam qellu kundërshtarin me të parën herë, kur e kam goditë në grushtin tim e kam ndje se sa e fortë ishte goditja ime. Unë kisha energji timen që doja sa me shpejtë ta mbyllja meçin,kjo ishte ëndrra kryesore e jetës teme”, tha fillimisht Haxhiu.

“Kjo ka qenë ndeshje historike, kam pas gëzim të madhe, thoja edhe zoti lartë me ka dëgjuar”.

“Shumica  e eksperteve gjerman i kanë dhenë përkrahje gjermanit, por unë kam qenë këmngulës për këtë qëllim dhe ndodhi siç e kam ëndërruar”, tha ai.

Ngjarja paraprake

Italia shënon rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Hasani: Rritjen e rasteve e kemi pritur, por jo më këtë trend

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian