Robert Allagjozovski emërohet Koordinator kombëtar për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Qeveria sot e shkarkoi Robert Alagjozovskin nga pozita e Koordinatorit nacional për zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial dhe e emëroi atë Koordinator nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial.

Siç komunikuan nga Qeveria, Robert Popovski është emëruar Koordinator kombëtar për qeverisje të përgjegjshme dhe transparencë.

Në seancën e sotme, Qeveria gjithashtu vendosi të pezullojë përkohësisht vendimin për orar pune fleksibël për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore.

Në vend të orarit aktual të punës nga 07:30 deri në 15:30 dhe nga 08:30 deri në 16:30, nga 1 tetori, orari i punës do të jetë për të gjithë nga ora 08:00 deri në 16:00. mb/

Ngjarja paraprake

Mbi 1 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

Ngjarja e ardhëshme

Bekteshi-Galloway: Britania e Madhe është partneri i dytë më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e mira bilaterale janë baza për thellimin e bashkëpunimit

të fundit nga