RMV,Serbia dhe Shqipëria nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në kushte të Kovid-19

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiq, në prani të ministrave të Shëndetësisë të tre vendeve, mbajtën takim koordinativ onlajn me çka nënshkruan Memorandum bashkëpunimi i cili do të rregullojë marrëdhëniet midis vendeve në kushtet e krizës së shkaktuar nga Kovid-19.

Me Memorandumin mes tjerash parashihet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë do t’i kalojnë kufijtë edhe pa teste PCR, nëse një qytetar për shkak të Kovid-19 shtrohet në spital në këto vende, shteti do t’i mbulojë shpenzimet për mjekim, ministrat e shëndetësisë dhe mjekët nga të tre vendet do të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë përvoja në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri Zaev i cili ishte nikoqir i ngjarjes ,theksoi se me këtë vendoset rruga për një bashkëpunim edhe më të fortë midis vendeve tona mike. “Ne duam ta lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë dhe të vendosim baza për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Zaev i cili pastaj sqaroi se çfarë do të mbulojë ky bashkëpunim.

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, siç tha ai, menjëherë do të fillojnë të punojnë në koordinimin për sigurimin e një vaksine për Kovid – 19 për qytetarët tanë. Vendet do të mbështesin njëri-tjetrin dhe do të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të një mbingarkese të sistemeve shëndetësore.

“Ne po hapim korridore të gjelbra për udhëtimet e qytetarëve tanë dhe operatorëve ekonomikë të cilët I lehtësojnë pasojat e Kovid – 19. Qytetarët dhe mbi të gjitha, mbajtësit e ekonomisë do të lëvizin midis tre vendeve pa nevojën e testeve PCR – përkatësisht do të përjashtohen nga administrata dhe barra financiare e qytetarëve të vendeve tona duke i respektuar të gjitha masat e mbrojtjes që janë pothuajse identike në të tre vendet”, tha Zaev.

Nëse një shtetas nga një prej vendeve nënshkruese gjendet në territorin e një vendi tjetër dhe duhet të mjekohet atje ku është i shtruar në spital, atëherë, siç shpjegoi ai, “shteti në të cilin ai po mjekohet do t’i marr përsipër shpenzimet e atij mjekimi”.

Shqipëria dhe Serbia në kuadër të së njëjtës ngjarje nënshkruan edhe marrëveshje dypalëshe për lëvizjen e lirë të shtetasve të tyre vetëm me karta identiteti.

Të tre vendet, siç tha ai, vazhdojnë të bashkëpunojnë intensivisht dhe t’i zgjidhin pengesat që do t’u sigurojnë qytetarëve një jetë shumë më të mirë.

Zaev shprehu kënaqësinë që edhe Kosova e ka pranuar ftesën dhe po i bashkohet këtij procesi të avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe beson se Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina do të bashkohen shumë shpejt.

“Jam i bindur dhe ju siguroj të gjithëve se do të ketë vetëm më shumë përfitime për qytetarët tanë dhe operatorët tanë ekonomikë”, tha kryeministri Zaev.

Ngjarja paraprake

OFL iu nis 'pusullën' tre të dënuarve për drogë dhe vjedhje me armë

Ngjarja e ardhëshme

9 këshilla për një seks anal të paparë për fillestarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian