RMV,rikthehen reshjet e borës

Moti nesër do të jetë i ftohtë dhe i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa në vendet e larta dhe në vendet malore do të ketë reshje të borës. Temperatura minimale do të jetë -5 gradë Celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 14 gradë Celsius.

Në Shkup do të kemi mot pjesërisht me vranësira. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 0 gradë, ndërkaq temperatura maksimale ditore do të jetë 11 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve nga Drejtoria Hidrometeorologjike, natën e së premtes, reshjet do të përhapen nga jugperëndimi, ndërsa në disa vende përfshi këtu edhe disa vende të ulëta do të ketë reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit deri të premten në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero, kurse më pas do të vijon ngritje e lehtë e temperaturave.

Nga e shtuna, pritet një valë e re lagështie me reshje të forta shiu, ndërsa në disa vendet më të larta priten reshje bore.

Ngjarja paraprake

KQZ vendos sot nëse Tom Doshi do të kandidojë për deputet në 25 prill

Ngjarja e ardhëshme

​Finalja e Ligës së Kampionëve mund të luhet me praninë e tifozëve!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian