RMV/ Zgjatet afati i aplikimit për vaksinim të gazetarëve

Afati i aplikimit për fazën e dytë të vaksinimit kundër Covid-19 për gazetarët dhe punëtorët e mediave është zgjatur deri më 23 prill (e premte), njoftojnë nga Sindikata e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGM) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedoni (SHGM).

“Nuk ka kufizime në këtë thirrje dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave që kanë një angazhim aktiv në lidhje me një media, si dhe gazetarë të pavarur dhe punonjës të mediave mund të aplikojnë. Imunizimi, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë pritet të organizohet së shpejti, për të cilën i raportuari do të njoftohet në kohën e duhur, si për datat ashtu edhe për vendndodhjen”, thonë nga atje.

Personat që aplikuan për thirrjen e parë dhe që nuk i plotësuan kërkesat për fazën e parë të vaksinimit, shtohen në listën për raundin e dytë të vaksinimit.

SPGM dhe SHGM u kërkojnë aplikantëve të kontrollojnë saktësinë e informacionit të kontaktit (e-mail) që ata u kanë dorëzuar dhe nëse shohin gabime të caktuara t’i raportojnë ato sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që, siç thonë ata, të mos ketë keqkuptime gjatë termineve.

Ngjarja paraprake

Juventus të bindur se do të transferojnë Aouar, gati ta ofrojnë edhe një lojtar për francezin

Ngjarja e ardhëshme

Agron Kuka: Nora Gjakova sot e ka meritua të artën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian