RMV/Trend në rënie e numrit të aksidenteve, viktimave dhe të lënduarve

Siç vlerësojnë nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor, duket se një grup i caktuar i pjesëmarrësve në trafik nuk janë të shqetësuar për faktin se çdo vit në rrugët në Republikën e Maqedonisë së Veriut rreth 150 njerëz e humbin jetën në aksidente trafiku, ndërsa rreth 6000 personat janë lënduar.

Përvoja e vendeve që tregojnë rezultate më të mira në fushën e sigurisë në komunikacion, theksohet, tregon se përveç infrastrukturës së mirë të trafikut, rezultatet më të mira në sigurinë e trafikut rrugor arrihen përmes një kombinimi të duhur të masave parandaluese.

“KRSTRR e mbështet procesin e kontrolleve të përforcuara të trafikut dhe duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i fortë. Gjëja më e rëndësishme është që qytetarët të dinë se masat shtypëse zbatohen për ta mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre dhe ato synojnë t’i parandalojnë kryerësit e kundërvajtjeve të trafikut nga përsëritja e tyre. Masat parandaluese janë të drejtuara kah të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ndërsa me masat shtypëse duhet të sanksionohen ata pjesëmarrës të trafikut të cilët, përkundër të gjitha thirrjeve dhe indikacioneve, ende sillen në një mënyrë të padisiplinuar dhe të papërgjegjshme në trafik”, tha Gordana Kozhuvarovska, kryetare KRSTRR me rastin e intensifikimit të kontrolleve nga policia e trafikut.

Statistikat për vitin 2020 tregojnë se këtë vit ka një reduktim të ndjeshëm të numrit të aksidenteve të trafikut dhe numrit të të vdekurve dhe të lënduarve në aksidente trafiku krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kjo prirje rënëse duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa kontrollet e intensifikuara të trafikut nga policia e trafikut veprojnë pikërisht në atë drejtim, përfundojnë nga KRSTRR.

Ngjarja paraprake

Shahpaska: Gjendja në Çerdhe është nën kontroll

Ngjarja e ardhëshme

Fuqitë Mjekësore Të Trëndafilit Të Egër – Ja Pse Duhet Patjetër Për Organizmin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian