RMV/ Rritje rekorde e çmimeve të karburanteve

Nga dita e sotme çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut kanë arritur rekord, përcjell TV21. Sipas vendimit të djeshëm të Komisionit Rregullator për energjetikë, çmimi i i benzinës BS-95 ka arritur 110 denarë për litër, ai i BS-98, 112 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës për litër është 102 denarë. Edhe vaji ekstra i lehtë është shtrenjtuar dhe shitet për 99,05 denarë për litër.

Këto janë çmimet më të larta të karburanteve në historinë e Maqedonisë së Veriut, çmimet e të gjitha derivateve janë treshifrore. Çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur mesatarisht me 1.30 për qind për vetëm katër ditë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do të ketë edhe përgjegjësi materiale për ryshfetin në “Bllacë”, tha Spasovski

Story i radhës

Jeta është e padrejtë, çfarë mund të bëj?

Të fundit nga