RMV/ Qendrat kovid: Shërohen 871 pacientë, 450 shtretër të lirë

Në qendrat kovid në vend në 24 orët e kaluara po shërohen 540 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për kovid 19 bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin e Kumanovës janë hospitalizuar 88 pacientë, në Spitalin e Prilepit 73, në Spitalin e Ohrit 70, në Spitalin e Shtipit 53, në Spitalin e Strumicës 46, në Spitalin e Manastirit 35, në Spitalin e Gostivarit 31, në repartet infektive në Tetovë dhe Veles 26 pacientë, në Spitalin e Kavadarit 27, në Koçani 18, Gjevgjeli 12, Kërçovë tetë dhe në Dibër pesë pacient.

Numri i përgjithsëm i pacientëve që po shërohen në repartet infektive në vend është 871 dhe ka rreth 450 shtretër të lirë. Poashtu gjatë tërë kohës ka lëshime të pacientëve me çrat do të lirohen edhe shtretër shtesë.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe iu falenderua punonjësve shëndetsor dhe apeloi që qytetarët festat ti kalojnë në rrethin familjar pa grupime dhe duke respektuar masat në fuqi. Lajmi i mirë ështës e dozat e para të vaksinës Fajzer do ti marrim në shkurt me qëllim që të parandalojmë përhapjen e virusit kovid 19.

Kovid 19 mbetet edhe 2021 sfida më e madhe për autoriutetet shëndetësore potencoi Filipçe në rrjetin social fb.

Ngjarja paraprake

Komuna e Vitisë dhe Shoqata "Vitia" në Gjenevë ndihmuan familjet skamnore për festat e fundvitit

Ngjarja e ardhëshme

Reshjet e dëborës shkatërrojnë rrjetin elektrik në Tropojë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian