RMV: Oxhaqet e pa pastruara arsyeja për zjarre, trajnohen 25 pastrues, paraqiten vetëm 6 raste

Në kushtet e krizës energjetike kur për shkak të mungesës ose çmimit të lartë të burimeve energjetike kërkohen mënyra alternative për ngrohjen e shtëpive, pritet sezoni i ngrohjes në të cilin do të shfrytëzohet çdo material djegës që e rritë mundësinë nga paraqitja e zjarreve. Sfidë shtesë janë oxhaqet e pa pastruara dhe përdorimi i papërshtatshëm i kaminave.

Marketing

Nga Njësia territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit presin rritje të numrit të intervenimeve në hapësirë të mbyllura. Në një deklaratë për MIA-n, komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, apelon që të mos improvizohet, të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të sobave për ngrohje dhe të pastrohen oxhaqet me kohë.
“Ende mbizotërojnë kushte të buta të motit dhe nuk kemi ngrohje intensive të shtëpive, por presim se do të ketë rritje të numrit të ndërhyrjeve, veçanërisht të zjarreve të kaminave dhe kanaleve të tymit. Apelojmë me kohë, derisa ngrohja e shtëpive ende nuk është intensive, të pastrohen kanalet e tymit dhe të mos lihen lëndë djegëse dhe sasi e panevojshme e materialit ngrohës rreth sobave për ngrohje”, thotë Tomeski.

Numri i intervenimeve shërbimit të zjarrfikësve në kryeqytet tani për tani lëviz në kuadër të mesatares vjetore (1.200 në vit), por vërehet rritje e zjarreve në ambiente të mbyllura, të cilat, siç thekson Tomeski, përbëjnë më shumë se dy të tretat e numri i përgjithshëm i zjarreve.

Marketing

Story i mëparshëm

Proceset integruese ekonomiko-shoqërore, sfidë kryesore e shqiptarëve në Mileniumin e Ri

Story i radhës

Drenica – Drita, formacionet zyrtare

Të fundit nga