RMV/ Mbi 6 mijë inspektime në një javë, mbyllen 3 hotele në Strugë, Gostivar e Manastir

Gjatë 6,038 kontrolleve në terren javën e kaluar, inspektorët kanë shqiptuar 25 akuza për kundërvajtje, dhe janë sjellë 107 vendime për parregullsi të konstatuara dhe 67 urdhra pagese për kundërvajtje.

Nga numri i përgjithshëm i vendimeve, tre ishin për shkak të mosrespektimit të Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, për objektet hotelierike në Strugë, Gostivar dhe Manastir, ku të tre u mbyllën, tha kryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska Grashkoska në pres konferencën e sotme.

Nga 1 marsi deri më tani, inspektorati i tregut ka arritur të mbyllë 36 objekte hotelierike për shkak të shkeljeve të protokolleve shëndetësore, dhe në të njëjtën kohë atyre u janë dorëzuar urdhra pagese për kundërvajtje. Janë konstatuar edhe tre parregullsi gjatë transportit të udhëtarëve dhe janë lëshuar edhe 14 akuza për kundërvajtje, 19 vendime për shkak të mosrespektimit të protokollit për masat parandaluese në vendet e punës dhe 2 urdhra pagese për kundërvajtje për punonjësit që u gjetën në punë pa maskë mbrojtëse si dhe 7 vendime për parregullsi nga Inspektoriati i mjedisit.

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 33 të vdekur, 949 raste të reja. Shërohen 737 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

​Neymar tregon arsyen se pse festoi para fytyrës së Kimmich

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian