RMV/ Ja sa përqind e popullatës e kaluan virusin korona

 Ndërsa vendi pret mbërritjen e vaksinave, epidemiologët thonë se kemi arritur në prag të imunitetit kolektiv. Nga përllogaritjet e tyre, 47,5% e popullsisë tonë me apo pa simptome e kanë kaluar virusin korona. Dragan Danillovski është më i zëshëm kur bëhet fjala në mos aftësitë e institucioneve kompetente për furnizim sa më të shpejtë me vaksinën anti kovid. Si ish-Ministër i Shëndetësisë kritikon atë të tanishmin se nuk duhet mbajtur shpresat në mëshirën e shteteve fqinje për donacion të vaksinave, të cilat edhe për vete i kanë të reduktuara. Ai tha se pengesat ligjore për furnizim direkt është dashur të evitohen që në momentin e porositjes së tyre.

Edhe përmes platformës Covax ka dilema sepse për shkak të një deficitit financiar që ishte diku 28 miliard dollarë, nuk mund të shpresojmë në ta. A do të mbijetoj ai mekanizëm apo jo, nuk e dimë?! Mendoj se duhet të fokusohemi te blerja direkt me Pfizerin. A do të fillojnë vaksinat në shkurt ose në mars, ose në qershor, unë më shumë mendoj se do të fillojmë ka mesi i vitit, do të shohim! -tha Dragan Danillovski, Epidemiolog.

Njësitë e porositura direkt në Pfizer pritet të vijnë gjatë muajit shkurt. 8 mijë doza të tjera që Serbia na ofroi me koston e njëjtë, janë në pritje të aprovimit nga kompania farmaceutike amerikane për tu nisur drejt Shkupit me import emergjent. Ndryshimet në ligjin për barna nga ana tjetër presin kuorumin e Kuvendit për tu miratuar. Kjo do ti hapte rrugë edhe furnizimit të 833 mijë vaksinave që janë paraparë të vijnë sistematikisht brenda këtij viti.

Ngjarja paraprake

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Ngjarja e ardhëshme

​Barcelona synon të nënshkruajë me Alaban dhe Agueron

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian