RMV/ Ja kush nuk duhet të vaksinohet kundër Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë për “a1on” thotë se vaksinën Faizer nuk duhet ta pranojnë peronat të cilët deri tani kanë alergji nga ndonjë vaksinë apo ineksion, ndërsa në radhë të parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësor.

“Ashtu si për çdo vaksinë ose ilaç, ekzistojnë indikacioni dhe kontraindikacione. Vaksinat kundër COVID-19 duhet ta pranojnë personat mbi 16 vjet. Kontraindikacione do të kenë personat me alergji nga vaksina ose terrapia, sëmundje akute, personat që pranojnë terapi antikoaguale”, thonë nga MSH.

Hulumtimet tregojnë se vaksinat nuk kanë kontraefekt te gratë shtatzëna, ndërsa sipas MSH-së, për vaksinën nuk kanë nevojë më shumë se 76.000 qytetarë të cilët janë shëruar nga coronavirusi.

“Personat që janë shëruar nga virusi COVID-19, tani për tani nuk do të vaksinohen”, thonë nga ministria.

Ngjarja paraprake

Pioli: Atalanta e meritoi fitoren

Ngjarja e ardhëshme

“Monstra”, Fetai kërkon dënim për terrorizëm

të fundit nga