RMV/Edhe një deputet infektohet me koronavirus

Deputeti i LSDM-së qeveritare Llaze Tanevski nga Ohri është pozitiv me koronavirus. Ai në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se është i infektuar, ndërsa familja e tij janë testuar dhe se të gjithë janë negativ.

“Dua t’ju informoj se për shkak të një udhëtimi të paevitueshëm, me vetëiniciativë bëra testim për Kovid-19. Për fat të keq, edhe krahas respektimit të të gjithë masave dhe protokolleve nga ana ime, i njëjti është pozitiv. Njëherit, dua t’ju njoftoj se anëtarët e familjes time janë testuar dhe të gjithë janë negativ. Unë ndjehem mirë dhe nuk kam kurrfarë simptome. Masën për izolim do ta respektoj si edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Tanevski.

Ngjarja paraprake

A duhet ti ushqejmë bebet me ujë?

Ngjarja e ardhëshme

E djathta e shqiptarit të Kosovës e hodhi në dysheme gjermanin! 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian