RMV/ Certifikatat e librave amë shkojnë në histori

Zëvendëskryeministri Ljupçe Nikollovski paralajmëron digjitalizim të librave amë. Në konferencë shtypi tha se qytetarët në të ardhmen nuk do të presin radhë nëpër sportele për të marrë certifikatë të lindjes, kurorëzim ose certifikatën e vdekjeve, por këto certifikata do të zëvednësohem vetëm me një vërtetim nga Regjistri Qendror. “Kjo do të arrihet përmes ndryshimit të disa ligjeve gjatë periudhës së ardhshme”, tha Nikollovski i cili krahas kësaj mase, prezantoi edhe disa masa tjera që pritet të ulin nivelin e korrupsionit në vend. Sipas tij, digjitalizimi dhe zvogëlimi i faktorit njeri ka rol të madh në uljen e korrupsionit.

Ngjarja paraprake

Ja sa shumë po i mungon Karim Benzema, Real Madridit

Ngjarja e ardhëshme

KEDS me punime në rrjet – qytete e fshatra paralajmërohen për ndërprerje të rrymës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian