Riza Parduzi – lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Si në çdo sport edhe hendbolli u ballafaqua me peripeci të shumta në vitet e 90-ta (1991-1999), veçmas duke u ballafaquar me kërcënimet e regjimit serb.

Riza Parduzi i takon Gjeneratës së Republikës

Parduzi ka qenë ndër hendbollistët më të dalluar, duke luajtur me sukses për klubin e Kosovës së Vushtrrisë në vitet e 90-ta. 

Ai nuk u ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve të milicisë serbe.

Parduzi dha maksimumin kudo që e kërkojë nevoja dhe është krenar që i shërbeu hendbollit, sportit dhe shtetit të Kosovës. 

Sot ndihet krenar që ishte pjesë e Gjeneratës së Sakrificës, që së bashku me mijëra sportistë iu kundërvu agresorit serb.

Në fakt, Parduzit i kujtohen shumë ngjarje të asaj kohe shumë të vështira, por sipas tij, kishin vullnet, dëshirë dhe guxim, dhe ia dolën  me sukses duke i mposhtur të gjitha furtunat që kishin para vetes.

Ngjarja paraprake

Vrasja mafioze e Shkëlzen Kastratit/ Ja kush është i arrestuari

Ngjarja e ardhëshme

VMRO-ja, akuza për partizimin e regjistrimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian