Rivaliteti mes dy kompanive premton ditë më të mira për smartfonët

Kur mendoni për betejën mes procesorëve me shumë gjasa ju vjen në mendje Intel dhe AMD. Por një tjetër betejë po aq e rëndësishme po ndodh në botën mobile dhe ajo është mes Qualcomm dhe MediaTek.

Ndërsa shumica e njerëzve mendojnë se Qualcomm është lideri duke qenë se procesorët e kompanisë janë në disa prej smartfonëve më të mirë në treg, është MediaTek në të vërtetë që i mori kryesimin Qualcomm në 2020-ën.

Sipas një raporti të fundit MediaTek u rrit me 48% nga viti më vit dhe shitur 352 milionë procesorë. Nga ana tjetër Qualcomm ka rënë me 18% në 319 milionë procesorë të shitur.

Një fakt që ka ndikuar në rritje e MediaTek është përdorimi i procesorëve nga Xiaomi dhe Huawei të dy këta të prekur nga sanksionet Amerikane.

Por çfarë do të thotë kjo për ne? Njëlloj siç konkurrenca mes Intel dhe AMD vitet e fundit ka ulur ndjeshëm çmimet e procesorëve dhe si rezultat kompjuterëve, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe konkurrenca mes Qualcomm dhe MediaTek në botën e smartfonëve. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Si të jeni një mik i mirë

Ngjarja e ardhëshme

Italia planifikon karantinë për udhëtarët nga vendet e BE-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian