Rivali i Barcelonës planifikon transferimin e Depayt në janar

Atletico Madridi raportohet se po planifikon një lëvizje për Memphis Depayn.

Sulmuesi holandez, që ishte i lidhur me një largim nga Barcelona gjatë verës, tani pritet që të largohet përfundimisht në afatin e janarit.

Dhe, Atletico Madridi pritet të përforcohet me një sulmues pasi Matheus Cunha dhe Joao Felix po lidhen me largim nga “Wanda Metropolitano”.

Sipas “Fichajes”, klubi nga kryeqyteti spanjoll ka identifikuar Depayn si një blerje të mundshme.

Megjithatë, një marrëveshje për sulmuesin është thuhet se mund të jetë “e komplikuar”, pasi Barcelona nuk dëshiron që ai të kalojë në një rival të La Ligas në këtë fazë të sezonit.

Por, nëse Barcelona nuk e shet 28-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit, ai mund të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetëm në muajin nëntor në Maqedoni nga HIV/SIDA janë infektuar 9 persona

Story i radhës

Kush është mbreti i çipave të telefonit?

Të fundit nga