Rivaldo tregon mundësitë se si Messi mund të bindet për të qëndruar te Barcelona

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë tentoi të largohej nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar, i cili ishte i dështuar për katalanët, që u mundën 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në fund të fundit, Barcelona arriti të bllokojë largimin e Messit edhe me ndihëm e La Ligas, që interpretuan klauzolën e tij, por spekulimet për ndryshim skuadre për argjentinasin, janë duke vazhduar.

“Barcelona tashmë ka negociuar disa shkurtime të pagave me lojtarët dhe gjithashtu u përpoq të bënte një shkurtim të përgjithshëm që u refuzua nga skuadra, kështu që kjo nuk është një gjë e re për lojtarët”, ka deklaruar Rivaldo, që dikur ka veshur fanellën e ‘Blaugranëve’.

“Por kjo përforcon idenë se arritja e një marrëveshje për të rinovuar kontratën e Messit do të jetë e vështirë”.

“Sigurisht që Messi do të jetë oferta më të mira nga klubet tjera, dhe tashmë ka tentuar të largohet nga klubi sezonin e kaluar. Unë nuk mund ta shoh se si bordi ynë do ta bind atë që të bëjë një hap prapa në atë vendim”.

“Për mendimin tim, vetëm fitimi i Ligës së Kampionëve ose i La Ligas këtë sezon, ose të bëjë Koeman që ekipi të luajë futboll të bukur, mund ta bind Messin që të rikonsiderojë opsionet e tij”.

“Fatkeqësisht kam frikë se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me klubin”.

Ngjarja paraprake

Rëndësia e Aciditetit të Dheut Për Shëndetin e Bimëve Tuaja – Çfarë Duhet të Dini

Ngjarja e ardhëshme

Një ilaç i vërtetë natyral! Nëse pini një lugë vaj ulliri para se të flini gjumë do shpëtoni nga këto sëmundje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian