Rita Petro dedikim bashkëshortit të ndjerë nga Tetova

Ditën e sotme është ndarë nga jeta presidenti i Shtëpisë Botuese Albas, Latif Ajrullai, njëherësh partner i poetes Rita Petro.

Në një postim në rrjetet sociale, poetja i ka bërë një dedikim të ndjerë bashkëshortit të saj, ku shprehet se me të ishte më e lirë dhe më e sigurt, por nuk e di nëse do të jetë më aq e qëndrueshme.

“Po të përcjellim Lato me jazz dhe ëisky…puron që ke lënë përgjysmë do ta pi deri në fund. Se ti ishe sa profesor serioz e biznesmen vizionar, aq edhe rock-ist e rrolling stone-s.

Dedikimi i plotë i Rita Petros:

PËR TY, LATO, QË NUK E LËSHOVE KURRË TIMONIN NGA DORA

Ne ishim të dy kapitenë, por me një ndryshim. Ti kurrë nuk e lëshove timonin nga dora… unë ndonjëherë po, kur më trembte ndonjë dallgë e madhe apo kur joshesha nga viset e reja, te panjohura. Kur kthehesha, ty të gjeja aty me duart në timon. Me ty isha vetvetja…e lirë, me ty isha e sigurt.

Nuk e di se a do jem aq e qëndrueshme

sa ty pa ty… por po i jap vetes kurajë… e si të mos i jap i dashur Lato, me gjithë këto vlerësime të vërteta e dhimbje të madhe për ty, nga i gjithë stafi i Albasit e Deaprintit, nga miqtë tanë të dashur realë e virtualë, nga kolegët tanë, njerëz të librit e të kulturës. I falënderoj të gjithë nga thellësia më e thellë e shpirtit e i uroj ta mbushin jetën me dashuri e muzikë edhe kur jeta t’ju bëhet e vështirë. Kjo ishte ajo që bëmë ne për 20 vite.

Po të përcjellim Lato me jazz dhe ëisky…puron që ke lënë përgjysmë do ta pi deri në fund. Se ti ishe sa profesor serioz e biznesmen vizionar, aq edhe rock-ist e rrolling stone-s.

Ngjarja paraprake

“Erlli dita”: VV-ja me parulla politike në një kopsht fëmijësh

Ngjarja e ardhëshme

Numëro deri në 10 para se t’ia thuash këto fjalë partnerit, është e rrezikshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian