Rita Ora thyen rregullat e izolimit pasi mblodhi mbi 30 miq për ditëlindje në një lokal në Londër

Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është akuzuar për shkelje të rregullave në një kohë pandemie, pasi thuhet se organizoi një ndejë për të festuar ditëlindjen e 30-të të shtunën (28 nëntor).

Këngëtarja, 30 vjeçare, pretendohet të ketë ftuar afro 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të shënuar ditën e rëndësishme deri ‘në orët e para të mëngjesit’.

Kjo vjen pak pasi qeveria theksoi përsëri rëndësinë e respektimit të kufizimeve të dielën, përpara izolimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar që përfundon më 2 dhjetor.

Image

Në fotografitë e marra nga The Sun, Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i TOWIE, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeçare, shihen në vendin e ngjarjes.

Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë restorantit Casa Cruz, teksa ata u futën në dritare dhe u përpoqën të hapnin një derë metalike.

“Kishte një numër të ftuarish, të gjithë të veshur elegantë dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa, për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte. Kjo vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit”.

Drejtori i restorantit, Nicholas Fallows gjithashtu ka thënë për The Sun se ai nuk kishte qenë në dijeni të ndonjë plani për një ngjarje dhe restoranti ishte ‘në pronësi të aksionarëve’.

Ndërkohë policia konfirmoi se ishin thirrur të shtunën në mbrëmje për të raportuar për një shkelje të mundshme të COVID-19.

Rregullat raportohet se do të ndryshojnë më 2 dhjetor dhe deri pasnesër (e martë), Mbretëria e Bashkuar është në izolim.

Image
Image

 

Ngjarja paraprake

Kryekëshilltari i Trumpit do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Katarin

Ngjarja e ardhëshme

Fshati i Kosovës që merr pamje mahnitëse në prag të festave të fundvitit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian