Ajo ka qenë duke u stërvitur fort në palestër që kur mbërriti në Sydney për spektaklin “The Voice Australia”.
Dhe Rita Ora tregoi frytet e punës së saj gjatë një nate të kaluar jashtë me bashkëshortin e saj Taika Waititi në restorantin popullor grek “Apollo” në Potts Point, Sydney, të hënën në mbrëmje.
Këngëtarja 32-vjeçare shfaqi trupin e saj të tonifikuar e veshur me një fustan mjaft seksi ngjyrë çokollatë të tejdukshëm të kombinuar me taka kamoshi, shkruan DailyMail.
Fustani i tejdukshëm zbuloi të brendshmet e Ritës poshtë, dhe ajo u ngroh nga ftohja e mbrëmjes duke veshur një pallto mbi supe.
Interpretuesja e hitit “Body On Me” i kishte stiluar flokët e saj të gjata në stilin kaçurrela të gjalla dhe kishte aplikuar në makijazhin e saj një shkëlqim buzësh të theksuar.
Ndërkohë Taika, 47 vjeç, ishte veshur me pantallona të zeza, një bluzë të bardhë të veshur poshtë, një këmishë shumëngjyrëshe dhe një xhaketë xhinse sipër.
Regjisori i “Thor” kishte gjithashtu një gjerdan dhe byzylykë me rruaza shumëngjyrëshe, si dhe një koleksion unazash të trasha.
Rita shkëlqente gjatë daljes romantike dhe çifti i lumtur u detyrua të firmosin disa autografe kur fansat iu afruan në rrugë.