Rinumërimi i votave në Wisconsin, Trumpit do t’i kushtonte 7.9 milionë dollarë

Komisioni Zgjedhor i Wisconsin tha të hënën se nëse fushata e presidentit, Donald Trump dëshiron një rinumërim të votave presidenciale, paraprakisht, ata do të duhet të paguajnë 7.9 milionë dollarë.

Sipas rezultateve jozyrtare, Joe Biden kryeson kundrejt Trumpit me 20,470 vota, ose 0.62 për qind. Ky rezultat i ngushtë e bën garën të pranueshme për një rinumërim nëse kandidati humbës kërkon një të tillë, raporton cnn.

Por për shkak se marzhi fitues i Bidenit është më i madh se 0.25 për qind, ligji i shtetit thotë se ankuesi duhet të parapagojë koston e rinumërimit të votave.

Meagan Wolfe, zyrtare kryesore e zgjedhjeve në Wisconsin, tha të hënën se çmimi i vlerësuar është 7.9 milionë dollarë, që është shumë më i lartë se rinumërimi i shtetit prej dy milionë dollarësh që u krye pas zgjedhjeve të vitit 2016.

“Këto vlerësime janë dukshëm më të larta se kostot aktuale të rinumërimit të 2016, por ato marrin parasysh faktorët që nuk janë të pranishëm katër vjet më parë, përfshirë nevojën për hapësira më të mëdha për të lejuar vëzhgimin publik dhe distancimin shoqëror, sigurinë për ato hapësira, numrin më të lartë të fletëvotimet që mungojnë, një afat kohor i kompresuar gjatë një feste dhe marrja me qira e pajisjeve të skanimit të votave me shpejtësi të lartë”, tha Wolfe.

Afati i fundit për të paraqitur një rinumërim dhe për të dorëzuar pagesën është deri ditën e mërkure. Rinumërimi duhet të përfundojë deri më 1 dhjetor, i cili është gjithashtu afati i fundit, sipas ligjit shtetëror, që Komisioni i Zgjedhjeve në Wisconsin të vërtetojë rezultatet.

Wolfe shtoi se Komisioni Zgjedhor i Wisconsin ende nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga fushata Trump për një rinumërim, por ata duan të jenë të përgatitur. Fushata Trump njoftoi më parë se dëshiron një rinumërim në Wisconsin dhe, ka shtyrë teori të rreme konspirative në lidhje me parregullsitë e votimit.

Ngjarja paraprake

Në Real Madrid, Liverpool? De Bruyne konfirmon se e ka ndarë mendjen

Ngjarja e ardhëshme

Berisha pësoi gol nga mesi i fushës kundër Kazakistanit| Analistët në Procesin Sportiv: Gafë e pafalshme e portierit!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian