Rinovimet po kthehen në problem për drejtuesit e Milanit

Sezoni i Milanit mund të quhet pozitiv deri tani edhe pse djemtë e Piolit u eliminuan nga Europa League por janë ende në luftë për titullin e më e rëndësishmja për një vend në Champions League.

Në krahun tjetër, larg futbollit të luajtur situata për drejtuesit nuk është shumë e mire edhe pse nuk e pranojnë publikisht pasi janë tre lojtarë të rëndësishëm që u skadojnë kontratat.

Donnarumma ende nuk ka pranuar asgjë me Raiolan e të njëjtën gjë po bën edhe Calhanoglu me të njëjtin agjent dy pedina tejet të rëndësishme për ekipin dhe tani u shtohet Kessie.

Në bisedimet e fundit që po bën klubi me agjentin e mesfushorit të cilit i përfundon kontrata pas një viti, palët nuk po gjejnë gjuhën e duhur pasi ka diferenca mes kërkesës dhe ofertës.

Klubi kuqezi për momentin nuk mund të shkojë më shumë se një page 3.5 ose 4 mln euro bashkë me bonuse kurse argjenti Atangana pretendon dyfishin e pages aktuale pre 2.2 mln euro, pra 4.5 mln euro neto në sezon.

Bisedimet për momentin janë ndërprerë për të studiuar mundësinë e afrimit në një pike të përbashkët por ajo që duhet theksuar është fakti që Kessie është i pazëvendësueshëm për skemat e Piolit dhe kuqezinjtë nuk duan të humbasin shërbimet e lojtarit që ka dhe oferta të tjera në tavolinë nga klube prestigjoze.

Ngjarja paraprake

Refuzohet kërkesa për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandoll

Ngjarja e ardhëshme

Lajm i mirë/ Del me sukses operacioni i dytë i binjakes me skoliozë nga Shkupi! Elvis Naçi: Vështirësitë e mëdha kaluan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian