Rinia Demokratike në Drenas me fushat ndërgjegjësimi në luftën kundër kancerit të gjirit

Rinia Demokratike në Drenas gjatë ditës së sotme përmes një aktiviteti simbolik në sheshin ‘’Fehmi LLadrovci’’ ka filluar një fushat ndërgjegjësimi për luftën kundër një armiku të padukshëm siç është kanceri i gjirit.

E deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka shkruar se institucionet e vendit duhet të punojnë më shumë në diagnostifikim e hershëm të kësaj semundje.

Reagimi i tij: 

Tetori, në gjithë botën shënohet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Sot Rinia Demokratike në Drenas përmes një aktiviteti simbolik në sheshin ‘’Fehmi LLadrovci’’ ka filluar një fushat ndërgjegjësimi për luftën kundër një armiku të padukshëm siç është kanceri i gjirit.

Së bashku po solidarizohemi me të gjitha ato gra dhe vajza të cilat përballen me këtë sëmundje si dhe me ato të cilat e kanë kaluar me sukses këtë sëmundje.

Institucionet tona duhet të punojnë edhe me shumë në rritjen e kapaciteteve për diagnostifikim të hershem dhe trajtim të kësaj sëmundje.Krenar me rininë tonë, e cila është gjithmonë aktive!

Ngjarja paraprake

KF Liria: Fitorja i dedikohet Agim Bytyçit! Ja si duket tabela në Ligën e Parë të Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Ekrem Hajdari - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian