“Rindërtimi”/ PD akuza qeverisë: Qytetarët do hyjnë në shtëpi në korrik të 2022

Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit Gent Strazimiri ka denoncuar qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për rindërtimet pas tërmetit të 26 nëntorit se po vonohet ky proces.

Strazimiri ka thënë se ka dokumente zyrtare që vërtetojnë se të prekurit do të hyjnë në shtëpitë e tyre në korrik të vitit 2022.

“Dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022. Pra edhe dy vjet të tjera pa shtëpi. Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin. Në këto shtëpi Erion Veliaj ka qenë, xhiroi momentin e tij të minutazhit dhe nuk u duk më“, tregon demokrati.

Strazimiri ka vijuar më tej duke shtuar se për 889 banesa janë vendosur në dispozicion 17 milionë euro.

“Paratë janë aty, plot 17 milionë euro të tenderuara për 889 banesa individuale. Por arsyeja përse nuk po vazhdojnë punimet janë zgjedhjet e vitit tjetër, e gjithë kjo për propagandën e tyre, për foto gjatë fushatës, për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.”

Ngjarja paraprake

Kreu i kulturës hungareze tërheq artikullin që krahasoi George Sorosin me Hitlerin

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

“In the Morning” kënga e re nga Jennifer Lopez

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian