Rina i bëri dedikimin më të bukur Sin Boy me mëngjes

Rina Balaj vlerëson publikisht të dashurin e saj, reperin nga Greqia, Sin Boy.

Tashmë bëhen dy vite që nga koha kur Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën nuk u munduan ta mbanin të fshehtë nga publiku.

Në një video në Instastory këngëtarja ka publikuar Sin Boy, i cili shfaqet duke kërcyer teksa dëgjon projektet e tij të reja.

Për Rinën, Sin Boy është personi më punëtor që njeh, të cilin sot e ka gjetur plot energji sapo ka hapur sytë në mëngjes.

“Zgjohem kështu çdo ditë! Ai është personi më punëtor që kam takuar ndonjëherë. E ka përfunduar albumin e tij në 5 ditë.” shkroi Rina duke vlerësuar publikisht partnerin e saj.

Image
Ngjarja paraprake

ish-trajneri i kombëtares shtrohet në spital

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria e Kosovës ndihmon, përfitojnë 627 klube

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian