Rina Balaj nis përgatitjet për projektin e ri muzikor

Rina nisi përgatitjet për videoklipin e ri.

Rina Balaj është një prej emrave më të dashur për publikun, e cila është goxha e përkushtuar në muzikë.

Ajo me anë të postimeve të fundit, ka bërë të ditur se ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Rina postoi një imazh, ku shihet duke rregulluar flokët me një stil krejt ndryshe, ndërsa në mbishkrimin që ia la asaj fotografive, bëri të ditur se diçka e re po vjen shumë shpejt.

Rep-artistja nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth këngës së re, teksa projekti i saj i fundit mbetet “Zjarr”.

Muaj më parë, artistja paralajmëroi një duet me Enca Haxhinë, por ende nuk ka një datë të saktë për atë këngë.

Image
Ngjarja paraprake

Ruçi, pret delegacionin e PDK: Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të kontribojë për mbrojtjen e të vërtetës për Luftën Çlirimtare të Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Kufjet prej ari AirPods Max kushtojnë 108 mijë dollarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian