Rina Balaj kërkon 500 mijë komente për të lansuar këngën “Rosita”

Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, aq më shumë kur tashmë me të dashurin, Sin Boy, po shijon pushimet në Turqi.

Derisa po mban të azhurnuar fansat, bukuroshja ka paralajmëruar edhe lansimin e projektit të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën “Rosita”, për të cilën Rina ka kërkuar t’i bëhen 500 mijë komente në një postim në Instagram.

Pasi bëri 100 mijë, ajo tashmë ka kërkuar pesëfishin, derisa beson se mund t’i arrijë përmes mbështetësve të saj.

Theksojmë se “Zjarr” është hitit saj i fundit, që është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së saj. 

Image
Ngjarja paraprake

Fernandes votohet si transferimi më i mirë në histori të Premierligës gjatë janarit

Ngjarja e ardhëshme

Një analizë e statistikave që dëshmon se Joshua Kimmich është mesfushori më i kompletuar në botën e futbollit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian