rikthimi i trump ne pushtet ngjela jep parashikimin befasues per boten shqiptare ky eshte mesazhi 6792b726ccbee

Rikthimi i Trump në pushtet, Ngjela jep parashikimin befasues për “botën shqiptare” – ky është mesazhi

January 23, 2025
min lexim

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një analizë mbi ndryshimet që pritet të ndodhin me ardhjen e Donald Trump në krye të administratës amerikane.

Këtë, Ngjela e ndërlidhi edhe me fatin e shteteve shqiptare, të cilat janë aleate të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dhe koha e solli që në këtë kohë moderne, që nga viti 2008, në Gadishullin Ilirik të jenë dy shtete shqiptare: Shqipëria dhe Kosova, por është edhe Maqedonia e Veriut një shtet shqiptaro-sllav.

Gjithsecilit që merret sot me politikën e kohës sonë, forca e shqiptarisë po u bënë përshtypje të madhe.

Kjo sepse shqiptarët e të dy shtetet e tyre në Gadushullin Ilirik, janë sot aleatët me të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo forcë e shqiptarisë, që përfaqëson sot botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është domosdoshmëri për politikën e ardhshme amerikane në këtë zonë.

Prandaj shqiptaria, pikërisht për këtë rast të madh historik, duket sikur është sot në prag të bashkimit të saj të madh”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ku po shkon historia e sotme e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

I.

Në këtë kohë që në USA Donald Trump ka ardhur si një president që e mendon veten si “perandor” çlirues të Historisë së Re që po vjen, dhe Amerikën si një “perandori” të fuqishme; në politikën botërore, do të ketë risi.

Po në Gadishullin Ilirik?

Mund të themi se edhe Këtu ekziston një forcë e madhe gjeopolitike, e cila ka vijuar kështu që nga koha e lashtë, qëkurse këtë fakt e kapi politika e Perandorisë Romake, kur Gadushulli Ilirik ishte pjesë e shtetit të fuqishëm Iluricum.

Janë zhvilluar tri luftea të fuqishme midis Ilirisë dhe Perandorisë Romake. Dhe Roma pati humbje të mëdha, derisa e theu Ilirinë në luftën e tretë Romako – Ilirinë, në vitin 168 p.e.r.

Në këto luftra të zgjatura shkëlqeu mbreti ilir, Genti dhe  mbretlresha e Ilirisë Teuta, por dhe tre gjeneralë të mëdhenj ilirë.

Por…

Dhe koha e solli që në këtë kohë moderne, që nga viti 2008, në Gadishullin Ilirik të jenë dy shtete shqiptare: Shqipëria dhe Kosova, por është edhe Maqedonia e Veriut një shtet shqiptaro-sllav.

Gjithsecilit që merret sot me politikën e kohës sonë, forca e shqiptarisë po u bënë përshtypje të madhe.

Kjo sepse shqiptarët e të dy shtetet e tyre në Gadushullin Ilirik, janë sot aleatët me të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo forcë e shqiptarisë, që përfaqëson sot botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është domosdoshmëri për politikën e ardhshme amerikane në këtë zonë.

Prandaj shqiptaria, pikërisht për këtë rast të madh historik, duket sikur është sot në prag të bashkimit të saj të madh.

Dhe, se brendshmi, në këtë situatë gjithëshqiptare në Ballkanin Perëndimor, po kuptohet se kjo mund të jetë risia politike e këtyre dy apo tre viteve që do të vijnë.

Të shohim, prandaj dhe shqiptarët duhet të jenë të aftë për të kuptuar historinë e re që po u vjen në të tri shtetet e tyre.

Sot koha po ecën sikur po kërkon të përsërisë periudhln historike të Teutës së famshme të Ilirisë, mbretëreshës së fuqishme e shtetit të fuqishëm ilir, që ishte në lashtësi superfuqi e kësaj zone.

Dhe historia e njeh shumë mirë Teuta e Ilirisë, që me lavdinë e saj, trembi dhe ropati keq vetë  Perandorinë Romake, derisa kjo perandori me shumë vështirësi e mundi Ilirinë me tre luftra të mëdha.

Por tani të tria këto luftra, kenë hyrë në historinë botërore si një periudhë që solli në Evropë taktikën dhe strategjinë e lufteave të mëdha moderne, të cilat erdhën deri në Shekullin e XX.

II.

Ja, prandaj sot pyetja që ngrihet është kjo: dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik, a do ta krijojnë dot edhe shtetin e tretë Maqedoninë e Veriut, por edhe shtetin e katërt shqiptar:  Çamërinë?

Prandaj ne shqiptarët këtë fakt historik që po kemi përpara, duhet të shohim me vëmendje të plotë për historinë afërt që po na vjen!

Sigurisht, gjithçka do të varet nga aleanca shqiptaro-amerikane që duket se realisht po ecën përpara drejt gjeopolitikës që përshkruam në këtë artikull.

Sepse, superfuqia unike e Botës, këtë aleancë me shqiptarët si një komb i plotë, do ta ketë një favor të madh historik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

devijimet e rindertimit ne kamez fshzh i dha tenderin gjikuria sh p k per 177 shtepi te reja 6792adc4d61da
Story i mëparshëm

Devijimet e rindërtimit në Kamëz/ FSHZH i dha tenderin “Gjikuria” sh.p.k për 177 shtëpi të reja

ibrahimi kur dikush po futet ne listat e zeza amerikane drejtuesit e vlen it marrin pjese ne inaugurimin e trampit 6792b9fb7cb9d
Story i radhës

Ibrahimi: Kur dikush po futet në listat e zeza amerikane, drejtuesit e VLEN-it marrin pjesë në inaugurimin e Trampit

Të fundit nga

ShkoLartë