Rikthimi i Paulo Dybalas

Paulo Dybala qëndron jashtë fushave prej 10 janarit, datë kur dëmtoi gjurin e majtë në sfidën ndaj Sassuolos. Andrea Pirlo ishte përgatitur ta kishte në dispozicion për sfidën e fundjavës kundër Hellas Verona, por fantazisti argjentinas vijon të ndjejë dhimbje.

27-vjeçari ka udhëtuar drejt Barcelonës për të kryer një konsultë me profesor Cugat, një prej më të mirëve në profesionin e tij. Ky i fundit e ka qetësuar lojtarin, duke theksuar se gjuri nuk ka komplikacione.

Gjithsesi, akoma nuk dihet se kur do të rikthehet lojtari në dispozicion të Juventusit.

Dybala do të vijojë me terapi, teksa problemet fizike të lojtari latin kanë frenuar bisedimet në lidhje me rinovimin e kontratës.

Ngjarja paraprake

Huawei: Teknologjitë dixhitale mbështesin arritjen e Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara

Ngjarja e ardhëshme

James tregon të vërtetën: Fatkeqësisht askush te Reali...

të fundit nga

Rikthehet Coutinho

Philippe Coutinho është rikthyer këtë të hënë në stërvitje te Bracelona. Sulmuesi

AlbanianEnglishMacedonian