Rikthimi i Cousins – Denver kanë gati ofertën për qendrën amerikane

DeMarcus Cousins pritet të rikthehet për një tjetër aventurë në NBA.

Qendra amerikane nuk ka pasur formën më të mirë viteve të fundit, krejt kjo si pasojë e disa lëndimeve të pësuara që kur largohej nga Sacramento.

Së fundmi ka një skuadër tjetër që i është qasur gjigantit amerikan, bëjnë të ditur raportime nga ‘Athletic’.

Denver Nuggets janë duke planifikuar të nënshkruajnë me DeMarcus Cousins.

Nuggets planifikojnë t’i japin basketbollistit një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.

Lojtari nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij, por gjasat janë maksimale që ai të vë firmën në kontratën me skuadrën nga Denver.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E vërtetuar shkencërisht, një kafshë shtëpiake mund të përmirësojë jetën tuaj shoqërore

Story i radhës

“Mezi po pres të shkoj”, Rama dëshmon sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

Të fundit nga