Rikthehet në mes të janarit

Zlatan Ibrahimoviç është kthyer dje në mesditë në |Milano dhe menjëherë u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për të verifikuar ecurinë e rikuperimit nga dëmtimi, ndërsa në stafin mjekësor të Milani ka optimizëm.

Sulmuesi 39-vjeçar do të mungojë me siguri në ndeshjet ndaj Beneventos, Juventusit e Torinos, ndërsa parashikimet janë që të rikthehet në mesin e janarit për përballjen me Cagliarin dhe deri atëherë Pioli do të duhet t’i besojë portugezit Leao në qendër të repartit të avancuar.

Pak a shumë e njëjta situatë duket edhe për mesfushorin algjerian Ismael Bennacer, ndërsa listës së të dëmtuarve i është shtuar edhe belgu Alex Saelemaekers, i cili do të duhet të pushojë rreth 10 ditë para se të rinisë stërvitjen, për shkak të një problemi muskulor.

Është rikuperuar totalisht ndërkohë mbrojtësi danez Simon Kjaer, i cili ka munguar në javët e fundit për shkak të një problemi fizik. Me mungesën e Kjaer janë shtuar ndjeshëm golat e pësuar nga kuqezinjtë, që duke nisur nga ndeshja me Beneventon, mund të rikthejnë soliditetin e munguar në prapavijë.

Ndaj skuadrës së drejtuar nga Pippo Inzaghi, kuqezinjtë do të kenë në dispozicion edhe mesfushorin Franck Kessie, i cili ka shlyer pezullimin, por do të duhet të bëjnë pa mbrojtësin Theo Hernandez, që plotësoi numrin e kartonëve të verdhë ndaj Lazios.

Ngjarja paraprake

​Haziri falënderon profesionistëve shëndetësorë

Ngjarja e ardhëshme

Merkel, në fjalimin për Vitin e Ri, luftimin e pandemisë e quan “detyrë të shekullit”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian